Driton Rexhepi krijon iniciativë të re politike shqiptare, “Lëvizja për Bujanocin”
Një grupim i ri politik është shfaqur sonte në skenën politike shqiptare të Bujanocit.
“Lëvizja për Bujanocin”, do të quhet kjo nismë e cila si nismëtar bartë Driton Rexhepin, raporton FOLonline.
Në ambientet e hotelit “Rozafa”, siç shihet në foto, Rexhepi tuboi rreth vetes edhe personalitete tjera të cilët duket të jenë përkrahësit e kësaj nisme politike.
Ndryshe, në zgjedhjet e kaluara, Driton Rexhepi, ishte kandidat i PVD-së për kryetar komune.
Në postimin e tij të sontëm përmes Facebookut, ai uroi mbarësi për iniciativën në fjalë.
Postimi i Driton Rexhepit:
Unitet me sovranin
Rruga jonë e ngushtë e profesionit, apo puna e secilit, nuk guxon të jetë më e rëndësishme dhe e pavarur nga rruga e gjerë, e përbashkët e të gjithëve.
Për të realizuar një projekt madhor nuk nevojitet që të gjithë të bëjnë plane e veprime të mëdha, por që të gjithë të punojmë për një projekt të përbashkët dhe që secili nga ne të mbajë qoftë edhe veç një gur në ndërtimin e tij – gurin e besimit, të veprimit, apo të shpresës.
Na priftë e mbara në punët që na presin
Lëvizja ❤️për Bujanocin🇦🇱