Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Preshevë-Bujanoc, ka edhe viktima
Në magjistralen Preshevë – Bujanoc, afërsi të fshatit Leran, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku si pasojë ka edhe humbje jete.
Siç mësohet jo zyrtarisht, automjeti ka dal nga rruga, ndërsa në të kanë qenë disa emigrant, prej të cilëve tre persona kanë humbur jetën.
Automjeti i aksdentuar është i tipit BMW, dhe besohet që është vetaksidentuar./LUGINALAJMI/