Partitë politike serbe në Bujanoc, pritet të dalin me list të përbashkët në zgjedhjet lokale
Të gjithë të pranishmit në mbledhjen e sotme të thirrur për marrëveshje për një listë të vetme serbe për zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit e kanë përkrahur këtë iniciativë, tha pas takimit për portalin “Bujanovaçke” Nenad Mitroviq, kryetar i SNS-it të Bjanocit. Megjithatë, sipas fjalëve të tij, për vendimin përfundimtar është lënë një afat deri më 4 mars. Përveç Mitroviqit dhe Stojança Arsiqit, si iniciatorë të daljes së përbashkët të serbëve në zgjedhje, në takim në Shtëpinë e Kulturës kanë ardhur edhe partnerët e koalicionit të progresistëve Miodrag Milkoviq dhe Boban Pavloviq, pastaj përfaqësues të SPS-së në Bujanoc. Bozhidar Angjelkoviq dhe Blagoje Tabash, Nenad Tasiq Tasa nga SPO Goran Shilla Tashkoviq, si dhe përfaqësues të organizatës serbe Sabornost Oliver Milenkoviq dhe Milan Jovanoviq Keçe. Mitroviq ka vlerësuar se në takim kanë ardhur “shumica e aktorëve politikë që do të marrin pjesë në zgjedhje”.
Unë dhe doktori Stojança Arsiq theksuam sonte se për sa i përket neve të dyve, të tjerët nuk duhet të presin apo spekulojnë se do të ketë sërish ndarje, kështu që nëse një pjesë e bllokut serb drejtohet nga unë dhe tjetra nga Arsiq, kjo nuk do të ndodhë. Unë dhe doktor Arsiq do të shkojmë së bashku në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk do të ketë ndarje – theksoi Mitroviq.