Lajme

Dështon konstituimi i seancës në Kuvendin e Serbisë

Deputeti Shaip Kamberi, sot ishte i pranishëm në konstituimin e Kuvendit të Serbisë, mirëpo sipas Kamberi kjo gjë ka dështuar sepse opozita e partive serbe ka penguar procesin , transmeton Ministria e Lajmeve.

Kamberi mes tjerash ka shkruar se përplasja mes pozites dhe opozites në Kuvendin e Serbisë ishte me akuza të ndërsjella se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”

Njoftimi i plotë i Kamberit:

Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë

Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi.

Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.

Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar.