Lajme

Historike: 5 shqiptarë fitojnë në zgjedhjet e përgjithshme speciale në New York dhe New Jersey

EW YORK/ NEW JERSEY: Zgjedhjet e përgjithshme speciale në SHBA/Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, kan përfunduar, ndërkohë që pesë shqiptarë kanë fituar duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga Beqir Sina

Zgjedhjet e fituara vetëm në New York dhe New Jersey, nga 5 kandidatët shqiptaro amerikan janë Ditë të mira për mbarë komunitetin shqiptar në SHBA.

Fitorja e këtyre pesë shqiptarve vetëm në zonën e Tri-Shteshit, portretizimin e të cilëve kemi në plan në vijim, e fillojmë me Violeta Berisha, kryetare e minibashkisë Fairview në New Jersey.

Violeta Berisha është nga Puka, (e lindur në Itali) tregon ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonleka, por megjithëse është e lindur në Itali dhe e rritur në Amerik, shkollën për mësuar shqip e mori nga prindërit shqiptar, që e mësuan atë të flasë në shtêpi vetëm shqip.

Ngaqë e njifte mirë këtë familje, Gjonleka, kujtojë është arratisur nga Shqipëria, në kohën e sundimit komunist, për arsye që tashmë dihen.

Babai i saj si pjestar i njërës prej atyre mijëra famijeve shqiptare – anti komuniste, të cilat ngase nuk e duronin dotë, dhe, nuk mund të pajtoheshin kurrësesi me regjimin komunist të vendosur në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore, u arratisën dhe u vendosën, këtu në SHBA. Familja Berisha, pas arratisjes nga Shqipëria u vendosën në Kosovë, dhe më pas kaluan si emigrant në Itali, Belgjik, derisa në 1980, erdhën në SHBA, ka thënë Gjonleka.

Ndërsa, ka folur për familjen e saj, Gjonlekaj ka thënë se nëna e Violetës, është nga Malësia, fisi Camaj: “ Babai i saj Mili Camaj, ishte një puntor i rregullt, në vendlindje, i cili vidq heret nga një sëmundje e pashërueshme. Ndërsa, ajo vet vazhdoi jetën , duke punuar, edukuar e shkolluar fëmijët e saj, deri sa arritën në suksese.

Demokratja Violeta Berishaj duke u shpallur fituese në zgjedhjet e përgjithshne në New Jersey, të martën më 7 nëntor 2023, ka hyrë në historinë e minibashkisë Fairview si gruaja e parë pas 129 vjetëve, që zgjidhet kryetare bashkie, dhe, në historinë e diasporës shqiptare, si shqiptarja e parë femër në Amerikë, që zgjidhet kryetare një bashkie.

Ish-anëtareja e Këshillit Bashkiak të bashkisë së qytetit Fairview, qytet i vogël ky me 10 mijë banorë dhe me një buxhet vjetor 22 miljon dollar u shpall fituese, të martën mbasi kandidati republikan u tërhoq nga gara , dhe emri i tij u fshi nga lista e kandidatve.

Berisha, përballjen më të fortë e kishte katër muaj më parë, në primaret e partisë demokrate në qershor. Pikërisht kur ajo mundi të fitojë brenda partisë së saj, me një tjetër ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, duke pasuar kështu ish kryetarin me mandat të kufizuar Vincent A. Bellucci, i cili për arsye moshe u tërhoq bashkia duke ja lëshuar vendin e tij kandidatëve të tjer.

Ajo kandidoi gjatë zgjedhjeve paraprake dhe të përgjithshme si një kandidate e moderuar, duke e fokusuar pjesën më të madhe të kandidaturës së saj në përpjekjet e saj për të rritur mirëqenjen e qytetarve, trajtimin e sigurisë , krimit dhe arsimit.

Violeta Berisha, është “fjalë për fjalë” si thotë populli “një në njëqind vjet” pasi u zgjodh kryebashkiakja e parë femër e qytetit Fierview në Nju Xhersi.

Shtypi lokal zgjedhjen e Violeta Berishës e quajti një votim historik, zgjedhjen e saj për kryebashkiake , një gruaja e parë e zgjedhur në këtë detyrë në këtë bashki.

Berisha ka bërë thirrje gjatë fushatës për rritjen e fondeve për punësimin e më shumë qytetarve, mirqenjen , arsimin sigurinë dhe zhvillimin e qytetit.

Violeta Berisha, mbajti një fjalim rasti, në natën e fitores, një fjalim ky entusiast që u pëlqye shumë dhe u duartrokit disa herë nga të pranishmit dhe nga vet ish kryetari i bashkisë Belluci, si dhe bashkëpuntorët e saj që e ndoqën me vëmendje fjalimin “energjikë”.

Gjatë fjalimit Violeta Berisha, tha se ajo shërbeu në këtë bashki për mandatin e kaluar si këshilltare me nder dhe përgjegjësi të lart, duke premtuar se : “Unë vetëm mund të shpresoj të vazhdoj punën e mirë që kemi bërë së bashku me kyetarin parardhës, dhë këshillin bashkiak . Përkatësisht, atë që kemi bërë përgjatë viteve në Këshillin e Bashkisë së qytetit Fairview, duke vazhduar me ngritjen e standarteve të jetës së qytetarëve dhe në shërbimin e tyre,si në shëndetësi, arsimim dhe sigurinë e qetësinë në këtë bashki.”

Violeta Berisha është një shqiptaro amerikane e pashembëlltë. Një kryetare bashkie që nuk do t’i harrojë kurrë rrënjët e saj të thella, nga vendi i shqipeve Shqipëria(Puka). Gjë që Berisha, nuk e la pa permendur edhe në fillim të fjalimit të fitores, të martën mbrëma dhe në një pronocim të posaqëm për tekevizionin tonë , dhe të fotografive në natën e fitores me shqiptarët dhe flamurin shqiptar, para gazetarve dhe kamerave amerikane.

Duke folur për Bota sot ajo tha se: “ Sot, është një ditë historike për komunitetin shqiptar, që jeton e punon në bashkinë tonë, por duke iu bashkëngjitë me fitoret e tjera, edhe për të gjithë diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Ndërsa ajo po ju drejtohej përkrahësve të saj, amerikan dhe shqiptar, në fjalimin tipik elekoral në SHBA, ju drejtua grupit të shqiptarve që mbanin me flamurin kuq e zi, : “Vëllezër dhe motra shqiptarë , jam jashtëzakonisht krenare që mbaj statusin tim si shqiptaro amerikane, dhe u zgjodha për kryetare bashkie”