Radiq: Ushtria serbe nuk mund të hyjë në Kosovë pa miratimin e NATO-s
Analisti ushtarak Aleksandar Radiq tha sot se ushtria serbe nuk duhet të hyjë në “Kosovë e Metohi” pa miratimin e NATO-s.
Radiq ka thënë për agjencinë Beta se hyrja e mundshme e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës do të shkaktonte konflikt të armatosur me KFOR-in dhe NATO-n.
“Në këtë moment, njerëzit që udhëheqin Serbinë po luajnë me qytetarët, duke krijuar një imazh të rremë se si mund të bëhen gjëra që në fakt nuk mund të bëhen. Hyrja eventuale e ushtrisë serbe në Kosovë, sipas Marrëveshjes së Kumanovës dhe Rezolutës 1244, varet nga qëndrimi i KFOR-it, dhe KFOR-i në thelb është NATO. Prandaj, pa pëlqimin e NATO-s, ushtria serbe nuk mund të hyjë në “Kosovë dhe Metohi”, ka deklaruar Radiq.
“Hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë nënkuptonte një konflikt të armatosur me KFOR-in, pra me NATO-n”, theksoi ai.