UEFA dënon Rumaninë me një ndeshje pa shikues dhe 52 mijë euro
UEFA ka marrë vendimin për ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila u ndërpre për shkak të mesazhit “Kosova është Serbi”.
Federata rumune ka publikuar vendimin e UEFAs, e cila kishte hapur procedurë disiplinore. Federata rumune ka marrë një gjobë prej 51 mijë eurosh dhe një ndeshje si vendase pa shikues. Bëhet fjalë për duelin me Andorrën, i cili luhet muajin tjetër në kuadër të “Euro 2024”.
Pas vendimit te UEFAs, federata ka dënuar incidentin në ndeshjen me Kosovën, e cila u ndërpre për 50 minuta.
Po ashtu, ajo ka dënuar ashpër edhe mesazhet provokuese.