Lajme

Cramon: BE-ja s’po i kushton vëmendje pasisivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pasi ka shpërndarë në platformën “X” një reportazh të “Tagesspiegel”, ku tregohet për spastrimin etnik që po bëhet në Luginë të Preshevës, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk po i kushton vëmendje pasisivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e autoriteteve serbe.

Fatkeqësisht, problemi është se pakica shqiptare në Serbi – ndryshe nga popullata serbe në Kosovë – nuk është pjesë e dialogut të organizuar nga BE-ja dhe për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël në Bruksel, por edhe në kryeqytetet tjera të BE-së”, ka shkruar ajo.

Prandaj, ajo ka insistuar që BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë më përpara në agjendë në bisedimet për anëtarësim të Serbisë dhe t’i japë prioritet shumë më të madh mbrojtjes së pakicave në Serbi.

Nuk mund të hyjë në BE asnjë vend që ua heq qytetarëve të vetë shtetësinë pa asnjë arsye”, ka shtuar Cramon.

Gjatë viteve të fundit, Serbia ka ndjekur politika diskriminuese ndaj popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës dhe një nga këto politika është fshirja e adresave.