Avokat Naser Arifi: Drejtësia serbe, diskriminon hapur shqiptarët e Luginës
Qeveria e Serbisë po vazhdon t`i shkelë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, duke nisur me pasivizimin e adresave. Madje edhe kur bëhet fjalë për drejtësi, shqiptarëve atje nuk u respektohet e drejta. Gjykata në Preshevë është mbyllur nën arsyetimin për numër të vogël të banorëve.
Për shërbime gjyqësore shqiptarët e Komunës së Preshevës obligohen të shkojnë në Bujanoc ku funksionon Gjykata Themelore. Ndërsa për punë në Prokurori, shërbime ofrohen vetëm në Vranjë.
Shtrirjen e diskriminimit ndaj qytetarëve shqiptarë Serbia e bën duke ua pamundësuar që t’i gëzojnë të drejtat edhe në përdorimin e gjuhës. Vendimet u shkruhen në gjuhën serbe, madje në alfabetin cirilik. Kështu kanë thënë disa qytetarë në Luginë të Preshevës.
Avokati Naser Arfi thotë se ballafaqohen me vështirësi për realizimin e seancave, teksa thotë se pasojat janë të mëdha, humbje e kontestit e në veprat penale dhe caktimi i paraburgimit nëse qytetarët nuk mund t’i përgjigjen thirrjes në kohë.
“Vështirësitë janë të shumta, përfshirë ato të udhëtimit, të caktimit të orarit të seancave gjyqësore … duhet të gjejnë të hollat që të shkojnë dhe t’i përgjigjen gjykatës në këtë rast në Bujanoc, në vend se të mbahet këtu në Preveshë ku është ndërtesa e përshtatshme për Gjykatë Themelore ku është ndërtesa m e re se në Bujanoc”, tha Arifi.