Lajme

Kryeparlamentari i Serbisë: Ndoshta Kurti është më i fortë se BE-ja dhe gjithë Perëndimi

Kryetari i Kuendit të Serbisë, Vladimir Orlliq ka deklaruar se nuk pret asgjë nga takimi i sotëm i nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Orlliqi u shpreh se Perëndimi duhet të insistonte në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Është e vështirë dhe e lodhshme kur njëra palë e bën të pamundurën për të sabotuar hapur çdo temë dhe çështje dhe shpik ligësi të reja për serbët në Kosovë… Qëllimi i takimit të sotëm është Asociacioni, atë temë do ta ngreë presidenti Vuçiq,” – u shpreh z. Orlliq, transmeton Kosovo-Online.

Ai shtoi se BE-ja duhet të insistojë në përmbushjen e obligimeve të Prishtinës, por duke u tallur tha se “ndoshta Kurti është më i fortë se ata,”