FutbollSporti

Cassano kritikon ashpër Rrahmanin për eleminimin e Napolit

Legjenda italiane Antonio Cassano ka shpërthyer në kritika ndaj mbrojtësit kosovar të Napolit, Amir Rrahmani, pas eliminimit të mbrëmshëm nga Liga e Kampionëve.

Napoli barazoi 1:1 ndaj Milanit, por u eliminua në çerekfinale të Championsit, pasi humbi ndeshjen e parë në “San Siro” 1:0.

Cassano pranoi pas ndeshjes se Rafael Leao e bëri diferencën në ndeshje, por pati kritika për Rrahmanin pse nuk e faulloi portugezin gjatë golit të Olivier Giroud në pjesën e parë. Madje, rekomandoi Napolin ta blejë një tjetër qendërmbrojtës. 

“Milani bëri ndeshje si një ekip i vërtetë dhe diferenca prej 24-pikësh në kampionat nuk u ndie. Po Rrahmani pse nuk bën faull? Sapo Leao mori topin, nuk kishte pse ta linte të shkonte më tej. Dhe më pas Di Lorenzo nga gjysma e la të ecte”, ka thënë Cassano pas ndeshjes.

“Urime Napolit për progresin e bërë, por për të bërë një hap më shumë në Champions ata duhet të marrin një tjetër qendërmbrojtës të një niveli të caktuar”, shtoi ai.