Vuçiq: Unë besoj në miqësinë e ardhshme mes serbëve dhe shqiptarëve
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski.
Takimet u realizuan në kuadër të “Open Ballkan”.
Në theks u vu edhe marrëdhënia në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.
Vuçiq tha se tek çështja e Kosovës këto dy vende dallojnë, por në vend se ta fajësojnë njëri-tjetrin duhet të flitet për ekonominë dhe marrëdhëniet e mira mes tyre.
Çfarë duhet të bëjmë? A duhet të vazhdojmë me konfliktet? A duhet të na ndodhë një Ukrainë e re? Ka shumë njerëz në Serbi që presin konflikt. Çfarë prisni? Që barra politike të bëhet edhe më e rëndë për serbët dhe shqiptarët? Do të bëj gjithçka për ta shmangur këtë dhe mendoj se Edi po e bën të njëjtën gjë. Ne e dimë se cilat janë dallimet tona dhe jetojmë me to. Njerëzit duhet të jenë në kontakt dhe unë besoj në miqësinë e ardhshme të serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiq.
Ai tha se është arritur një marrëveshje për përfundimin e procesit të sigurimit të lejeve të përbashkëta të punës mes tre vendeve anëtare të “Open Balkan”