Kryesore

Dr.Harisa Sulejmani nga Tërnoci tashmë pjesë e Klinikën Universitare të Bernit

Iu përkushtuan edukimit, investuan pasurin, kohën e mbi të gjitha talentin e tyre që sot të bartin titullin Doktor, “për ta ruajtur në murë”. Pavarësisht gjith kësaj, shpresa e vetme i mbeti perëndimi edhe pse jo me dëshirën e tyre, përkundër faktit se ëndrrat i thurrnin për vendlindjen. Dr.Harisa Sulejmani dhe Dr.Petrit Suljemani janë dy nga shumë të rinjë të cilëve fati i ka rezervuar një ardhmëri tjetër ngase e kishin planifikuar.

Dr.Harisa Sulejmani e diplomuar në vitin 2020 në Universitetin e Prishtinës sikurse edhe bashkëshorti i sajë Dr.Petrit Sulejmani që të dy nga Tërnoci i Bujanocit, brenda periudhës 3 vjeçare arritën të punojnë jo më shumë se gjashtë muaj edhe atë në Republikën e Kosovës, ku më pas Ministria gjegjëse ua ndërpreu kontratat duke i lënë pa punë dhe pa të ardhura personale, dhe duke mos i lënë asnjë rrugë tjetër veç se largimit nga Kosova e më pas edhe nga Lugina.

Punësimi në vendlindje ishte edhe më i vështirë, patur parasyshë mosnjohjen e diplomave të Kosovës nga Serbia, si kusht kryesotrë e mbi të gjitha edhe gjendjen që po mbizotëron në Luginë të Preshevës.

Kjo për Dr.Harisën dhe Dr.Petritin ishte shuarje e ëndrrës së tyre që kontributin ta japin në vendlindje. Dy bashkëshortët e diplomuar pas çdo shprese të humbur e mbi të gjitha kohë të harxhuar nuk kishin rrugëdalje, përveç se ëndrrën e tyre ta orientojnë kah perëndimi, atje ku tashmë po treten shumë të rinjë dhe të reja të Luginës së Preshevës.

Si duket vlerat e të rinjëve tanë, më së miri po i vlerësojnë të tjerët, Dr.Harisa Sulejmani me pak përkushtim, e ndoshta as sa gjysma për tu punësuar në vendlindje, ka filluar punën dhe specializimin në Klinikën Universitare prestigjioze të Bernit në Zvicërr, njëra ndër klinikat më të avancuara në Evropë, ku nuk shkon ryshfeti as njoftësia, vendi ku vlerësohet vetëm dituria.            

Sikurse Dr.Harisa poashtu edhe Dr.Petriti mëse një vit e gjysmë pritën me shpresë se një ditë do të bëhet mirë edhe për ata, megjithatë sipas Dr.Petritit ishte vetëm humbje kohe.

“Kemi patur shumë dëshirë që kontributin tonë ta japim në vendlindje, por ja që nuk paska qenë e shkuar, në Kosovë na larguan nga Puna, në Luginë i humbëm shpresat, megjithatë sot ja ku jemi. Nuk dua të qahem por as të lavdërohem sepse vendlindja ime prap është dhe do të mbetet Tërnoci. Bashkëshortja ime Dr.Harisa është punësuar dhe njëkohësisht specializon në Klinikën Universitare të Bernit, edhe unë jamë në pritje të punësimit dhe besojë se shumë shpejt do të realizohet një gjë e tillë, kështu paska qenë e shkruar ardhmëria jonë dhe me këtë duhet të pajtohemi” thotë Dr.Petriti për LajmiAL.

Fati i Dr.Harisës dhe Dr.Petritit po i përcjellë shumë të rinjë dhe të reja të Luginës së Preshevës, ku jo vetëm mjekë, por dhe profile të shumta po e braktisin vendlindjen për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë./LajmiAL/