Pensionohet arsimtari Halim Hasani, legjenda e aforizmit shqiptar
Nga Sevdail Hyseni
Halim Hasani, mjeshtri i aforizmit shqip, në prag të festave tëmotmotit, pensionohet në moshën 65 vjeçare, me një përvojë tëmësimdhënies prej 40 vjetësh.
Drejtoria e Shkollës Fillore « Sami Frashëri » në Lluçan, nëmënyrë solemne, ia organizuar daljen në pension, punëtorit tëtyre arsimor Halim Hasani, duke e nderuar me një mirënjohje dhe koktej modest, për kontributin e tij të dhënë për arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Halim Hasani, lindi, më 22 dhjetor të vitit 1957, në Dobrosin të Komunës së Bujanocit. Procesin edukativo arsimor e filloi nëshkollën fillore të vendlindjes, në shtatorin e vitit 1976, në ciklin e ulët, me një kontratë të punës e cila zgjati deri më 31 gusht tëvitit 1977.
Më 1 tetor të vitit 1977, Halim Hasani, regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë, në grupin histori-gjeografi, pas mbarimit të vitit të parë të studimeve, nëgusht të vitit 1978, po në të njëjtin vit, në shtator kthehet nëpunë si arsimtar jo i kualifikuar.
Në vitin 1981, i ndërprehet kontrata e punës dhe Halimi, nështator vazhdon me korrespodencë studimet në SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë. Një vit më vonë, pikërisht në shtator të vitit 1982, ai, vazhdon punën në shkollën fillore të Dobrosinit.
Më 10 shkurt 1983, diplomon dhe më 29 qershor, po të njëjtit vit, merr vendimin e përhershëm të punës si arsimtar i lëndës sëhistorisë dhe gjeografisë në Dobrosin, aty ku edhe i filloi hapat e parë të karrierës së mësimdhënësit.
Në periudhën prej viteve 7 korrik 1983 e deri më 21 qershor 1984, ai, e kryen obligimin ushtarak dhe pas kësaj pauze, më 23 qershor 1984, kthehet në punë, deri në tetor të vitit 1986, të cilit i ndërprehet marrëdhënia e punës për motive politike. Mirëpo, pas një animimi shkalla e dytë e Gjykatës në Beograd, kthehet në punë e deri në dalje të pensionit, nuk pat ndërprerje tëprocesit mësimor.
Që nga shtatori i vitit 1987 e deri në vitin 2000, arsimtarit Halim, nuk i është plotësuar norma e punës, kurse nga ky vit e deri në momentet kur doli në pension, normën e kishte të plotë.
Është një karakteristikë e veçantë e mësues Halimit, të cilin kishin qejf ta quanin nxënësit dhe të tjerët, asnjëherë nuk ka pasur pushime mjekësore, ose ikje nga orët mësimore, duke dhënë shembullin e një edukatori dhe pedagogu të merituar.
Sinteza e veprimtarisë letrare
Me veprimtari letrare Halim Hasani, ka filluar të merret që nga vitet e 90- ta. Ai, krahas punës edukativo arsimore, është marrëme shkrime letrare nga të gjitha zhanret, por më shumë duke u dalluar në krijimin dhe botimin e aforizmit, të cilin arriti me numrin rekord 4000 sish, ndaj edhe kritika letrare nuk e pati vështirë t’i jap epitetin e legjendës, mjeshtrit dhe Hipokratitshqiptar.
Në korrik të vitit 2022, Halim Hasani, botoi librin me titull “4000 Aforizma” (Fjalë të urta, konstatime, shprehje frazeologjizma etj.), një vepër kapitale, që brenda kopertinave të saj, përmbledh, jo më pak se 10 libra me aforizma të botuara nëpër periudha të ndryshme kohore.
“Halim Hasani ka shkruar edhe vepra të tjera historike dhe monografike, por hulumtimi i tij mendor, logjik dhe fisnik është gjetja, një nga një, e aforizmave, punë kjo e cila tregon seriozitetin, vullnetin dhe durimin e pashoq të tij dhe se këto aforizma, janë vazhdimësi e një pune shumëvjeçare të shkrimit dhe botimit të aforizmit shqiptar, të cilat për vlerën që kanë, është një sukses i madh, për t’u admiruar. se këto aforizma, janë vazhdimësi e një pune shumëvjeçare të shkrimit dhe botimit të aforizmit shqiptar, të cilat për vlerën që kanë, është një sukses i madh, për t’u admiruar”, konstaton shkrimet e tij redaktoriale, drejtuesi i Shtëpisë Botuese “Kurora”, Hysen Këqiku.
Nga korpusi letrar, rreth tridhjetë vjeçar, Halim Hasanit, ka publikuar, 10 libra me aforizma e disa të tjera nga fusha e publicistikë.
Libri i parë i tij mban titullin “Aforizma të kohës”, që e pa dritën e botimit, në vitin 1993, për të vazhduar me librin e dytë “Dobrosini kështjellë e rezistencës kombëtare” ( 2003), më pas me “200 aforizma” (2005), “Në mes historisë dhe legjendës, Dobrosini, skicë monografike” (2006), “Aforizma bashkëkohor” (2008), “Yjet e lirisë” (2010), “Aforizma” (2010), “Fjalë nëpër kohë” (2012), “Ylli i vogël” (2012), “1021 aforizma” (20012), “Fjali pa mahi” (2013) dhe “Aforizma 2400” (2016), për të vazhduar me librin e radhës në vazhdim “ 3000 aforizma” (2019) dhe i ky i fundit “4000 Aforizma” (Fjalë të urta, konstatime, shprehje frazeologjizma etj.),(2022)
Autori Halim Hasani, tashmë është pensionuar, por rruga e tij e shkrimit të aforizmit do të vazhdoj. Ai, nuk heq dorë lehtë nga shkrimi i këtij zhanri letrar për të arritur numrin rekord të aforizmave deri në 5000, që rrallë kush ka shkruar aq shumë si Halim Hasani i përmasave evropiane.