Sinani: Gjuha e Vuçiqit dëshmi se nuk do marrëveshje finale me Kosovën
Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, Ardita Sinani ka reaguar pas fyerjes nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq që i ka bërë Kurtit.
Sinani vlerëson se gjuha e përdorur nga presidenti serb kundrejt Kurtit është një dëshmi që Vuçiq nuk është i ineteresuar për marrëveshje finale me Kosovën, transmeton Ministria e Lajmeve.
Reagimi i plotë :
GJUHA E VUÇIQIT, DËSHMI SE NUK DO MARRËVESHJE FINALE ME KOSOVËN
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, nuk po i mjafton diskriminimi dhe shtypja e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.
Por po i sulmon me gjuhë ofenduese e kërcënuese edhe serbët e Kosovës që nuk pajtohen me politikën e tij autoritare dhe që duan jetë normale e bashkëjetesë me komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës.
Madje ish-Ministri i informatave i regjimit të Millosheviqit dhe ish-promovuesi i Ratko Mlladiqit akuzon edhe ish të burgosurin politik të atij regjimi për ‘llum terrorist’.
Thjesht, Presidenti Vuçiq vërteton përsëri:
- Se e sheh ende me krenari të kaluarën e tij të turpshme të shërbimit ndaj ish-regjimit kriminal.
- Se nuk dëshiron marrëveshje finale me Kosovën.
Rrjedhimisht, se nuk është adresa për demokratizim, paqe rajonale dhe evropianizim.