Lajme

Kryeministri Kurti: Nuk ka komuna serbe!

“Së pari nuk ka në Kosovë komuna serbe. Nuk ka as komuna shqiptare, as komuna serbe. Ka komuna me shumicë të popullsisë shqiptare, shumica e komunave janë të tilla. Por ka edhe komuna që janë me shumicë serbe, por nuk ka komuna serbe, nuk ka të tilla. Komunat u përkasin qytetarëve, nuk ka komuna sipas përkatësisë nacionale. Shikoni, konceptet i keni të gabuara”, u ka sqaruar gazetarëve serbë dje në Berlin Kryeministri i Republikës së Kosovës.

“Jo, jo nuk qëndron ashtu. Ndoshta në Beograd ekzistojnë dokumete të tilla. Në Prishtinë nuk ka komuna sipas përkatësisë nacionale, ka individë të përkatëissë nacionale. Nuk mund të jetë komuna serbe, mund të jetë me shumicë serbe”.

“Është me rëndësi të dini se ajo marrëveshje e para 10 vjetëve nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetutese. Unë angazhohem për raporte të mira të ndërsjella në mes të Kosovës dhe Serbisë të cilat do të bazohen në reciprocitet. Nuk mund të kërkosh diçka te tjetri nëse nuk je në gjendje atë kërkesë, t’ia vendosësh vetës. Edhe në Serbi ekzistojnë komunitete të tilla. A është Serbia e gatshme të ketë Asoaciacionin e komunave me shumicë të hungarezëve, të rumunëve, boshnjakëve, myslimavënë të Sanxhakut, të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Nuk mund ta kërkosh diçka për tjetrin, nëse nuk je i gatshëm ta bësh këtë në shtëpinë tënde”.