Infermierja rrah brutalisht të moshuarën në Pejë
Një grua e moshuar po rrahet me shuplaka brutalisht nga një vajzë e re, e cila në bazë të veshjes duket se është infermiere. Sulmuesen po e ndihmojë për ta rrahur të moshuarën të paktën edhe tri vajza të tjera, ku njëra prej tyre po e filmon ngjarjen.
Dhuna ndaj të moshuarës raportohet se ka ndodhur në një Shtëpi të të Moshuarve në Pejë.
Pamjet e rënda i ka shpërndarë në Facebook aktorja Kaltrinë Zeneli.