KKSH shpall konkursin për projektet që financohen nga Qeveria e Kosovës
Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në mes të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28 tetor 2022 , KKSH hap konkursin publik për Për përkrahjen financiare të projekteve të cilat bartin aktivitete dhe kontributojnë në qëllimin e përgjithshëm të ruajtjes e kultivimit të gjuhës, artit, kulturës e identitetit Shqiptar në Luginën e Preshevës!
Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë organizatat e shoqërisë civile, individët e shoqatat ë themelues të së cilave janë pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare.
Shuma e granteve do të varet nga lloji i projekt propozimit dhe kapacitetit për zbatim. Shuma e përkrahjes do të jetë e hapur për tu vlerësuar nga Komisioni Përzgjedhës. Grantet mund të jenë mikro grante individuale, si dhe përfshirë deri në 100 bursa për student më të mirë në universitetet publike (deri 1,000 EUR), të vogla (deri 5,000 EUR), të mesme (25,000 – 50,000 EUR) apo grante të mëdha (duke filluar nga 50,000 e më shumë). Periudha maksimale e zbatimit është deri në 10 muaj.