Nagip Arifi nënshkruan financimin e shujtave për fëmijët e shkollave në komunën e Bujanocit
Kryetari i komunës Bujanocit Nagip Arifi, njoftoi se nënshkroi urdhëresën për financimin e shujtave ttë të gjitha shkollave të komunës së Bujanocit me vlerë 28.000 euro, përcjell Ministria e Lajmeve
SUPER LAJM
Sot, me kënaqësi shumë të madhe, për herë të parë në komunën tonë, nënshkrova urdhëresën financiare për pagesën e shujtave për të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës së Bujanocit për muajin shtator.
Vlera e përgjithshme që iu është paguar filloristëve kap shumën prej 3.300.000 dinarë (28.000€) për muajin shtator.
Ky është një premtim i radhës i realizuar, dhe siç kemi thënë edhe më herët se përkujdesja ndaj nxënësve do të jetë gjithmonë në fokusin tonë.
Suksese dhe shëndet të gjithë nxënësve!