PVD: Administrata Komunale në Medvegjë, tendencë për të penguar regjistrimin e popullsisë
Partia për Veprim Demokratik ka reaguar kundrejt veprimeve administrative të administratës komunalë në Medvegjë, transmeton Ministria e Lajmeve
PVD konsideron se tendenca për të penguar procesin e regjistrimit të shqiptarëve të Medvegjës është një vazhdimësi e legjitimitetit të spastrimit etnil në këtë komunë.
Reagimi i plotë i PVD-së:
Tendenca për të legjitimuar spastrimin etnik në Medvegjë, po vërehet në veprimet e administratës komunale të kësaj komune me krijimin e pengesave në procesin e regjistrimit
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Medvegjë po pengohet me ndërhyrjet e drejtëpërdrejta të strukturave të shtetit për ta penguar e vështirësuar procesin për shqiptarët. Këto pengesa të shtruara në një proces që do të duhej të ishte normal janë tendencë për shuarjen e zërit shqiptarë në këtë komunë dhe legjitimimit të spastrimit etnik që në këtë komunë është realizuar ndër vite.
Komuna e Medvegjës ka të angazhuar vetëm 3 shqiptarë në cilësin e regjistrueseve, e 2 prej tyre nuk janë të vendosur në vendbanimet ku popullata shqiptare është e koncentruar.
Edhe pse ka patur mundësi, komuna e Medvegjës nuk ka siguruar asistent gjuhësor për vendbanimet shqiptare.
Kjo nënkupton që për vendbanimet shqiptare në Medvegjë janë deleguar regjistrues serb të cilët nuk e njohin gjuhën shqipe dhe me këtë e vështirësojnë gjithë procersin.
Qoftë për shkak të mosnjohjes së gjuhës shqipe, qoftë për shkak të zbatimit të urdhërave nga lart, po manipulohet me informacionet dhe të dhënat e qytetarëve shqiptar.
Se ky proces është i politizuar në Medvegjë më së miri flet edhe fakti se Komisioni lokal i regjistrimit, i kryesuar nga Kryeshefja e Administratës së Medvegjës, nuk po i “zbaton direktivat” e mara nga Enti Republikan i Statistikave.
Ndërkaq në ndërprerjen e praktikave të këtilla degraduese, nuk po ndikon as insistimi i OSBE dhe BE, që të tejkalohen pengesat e krijuara.
Ky fenomen kërkon ndërhyrje ndërkombëtare e unifikim politik brenda shqiptar, përndryshe, rezultati i regjistrimit në Medvegjë, që po zhvillohet në kundërshtim me standardet, do të jetë argument për keqpërdorim të numrave dhe legjitimim të spastrimit etnik.