Digjet një shtëpi në lagjen e strukarve në Tërnoc, tre persona mbesin të lënduar
Në orët e pasdites së sotme, në lagjen e strukarve në Tërnoc ka marrë flakë një shtëpi e cila është djegur tërësisht, dhe për pasojë tre persona kanë pësuar djegie, njëri nga të cilët të shkallës së lartë.
Portali FOLonline shkruan që lajmi i është konfirmuar nga policia dhe shtëpia e shëndetit në Bujanoc.
Dëshmitarët për FOLonline kanë thënë se në momentin e djegies në shtëpi ndodheshin tre persona, burrë dhe grua dhe një fëmijë.
Ekipet e Shërbimit të Zjarrëfikësve dhe emergjenca janë parë me shpejtësi duke shkuar në vendin e ngjarjes.
Shkaqet e djegies së shtëpisë akoma nuk dihen sikurse gjendja aktuale shëndetësore e të lënduarve.