Të fundit

Kurti: Intonimi i himnit nëpër shkollat shqipe në Luginë është shembull i agresivitetit të Serbisë

Obligimi për të kënduar himnin kombëtar në fillim të vitit shkollor në shkollat ​​në gjuhën shqipe në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti është shembull i “agresivitetit të Serbisë”.
Kurti thotë se një vendim i tillë është në kundërshtim me veprimin demokratik dhe human.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë veprim demokratik dhe human, sa më e dobët të jetë Serbia kundër Kosovës, aq më agresive bëhet”, ka thënë Kurti.

Bujanoci në fillim të vitit shkollor shkruan se himni kombëtar do të këndohet në shkollat ​​ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përkundër kundërshtimit të disa politikanëve vendas shqiptarë, ndërsa nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shiprim Musliju, e ka cilësuar këtë obligim si fashizëm. Poashtu në lidhje me intonimin serb. ditën e djeshme përmes një shkrimi në facebook kishe reaguar edhe kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi.