Dyfishohen të infektuarit me linë e majmunit në Serbi
Në një periudhë prej dhjetë ditësh, numri i të sëmurëve nga lija e majmunëve në Serbi është dyfishuar.
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik të Serbisë “Dr. Milan Jovanovic Batut”, më 26 korrik ishin 10 pacientë, ndërsa më 5 gusht janë regjistruar 23 raste. Të gjithë të infektuarit janë meshkuj të moshës 22 deri në 44 vjeç.
Numri më i madh i personave të infektuar në Serbi është regjistruar në Beograd. Instituti i Shëndetit Publik të Qytetit deklaroi se nga 20 raste të regjistruara në Beograd, transmetimi lokal u konfirmua në nëntë, infeksion përmes kontaktit me një person të sëmurë në Serbi.
Në fund të korrikut, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli epideminë e lisë së majmunëve një emergjencë shëndetësore.
Deri më tani, pothuajse 27 mijë raste të sëmundjes janë konfirmuar në 88 vende, kryesisht në meshkuj që kanë pasur marrëdhënie seksuale me meshkuj.
Lija e majmunëve është një sëmundje endemike në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore./Euronews/