Lajme

Serbia lobon për tërheqjen e një prej njohjeve të para të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka zgjedhur një prej vendeve të para që e ka njohur Kosovën për të lobuar për tërheqjen e njohjes.

Ai ka udhëtuar për në Amerikën Qendrore, për të lobuar kundër këtij vendimi që Kosta Rika e mori vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, e njoftoi ministrin e Punëve të Jashtme të Kosta Rikës, Arnoldo Andre Tinoco, për situatën në Kosovë, duke nënvizuar se kjo çështje është e një rëndësie të dorës së parë për Serbinë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Selakoviç i ka folur Tinocos edhe për dialogun me Kosovën dhe, siç thuhet në komunikatën e MPJ-së së Serbisë, i ka thënë atij se Serbia është shumë e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut.

Arsyeje formale e këtij udhëtimi të Selakoviç është shënimi i 140-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes këtyre dy shteteve.