UDSH pritet t’i bashkohet koalicionit mes APN-së e LR-së
Sipas informacioneve që ka siguruar redaksia jonë, gjatë ditës së sotme ka pasur një takim mes kryetarit të APN-së Shqiprim Arifit dhe të UDSH-së Naser Azirit.
Në takim thuhet se është diskutuar për bashkangjitje të UDSH-së në koalcionin e APN-së dhe LR-së që janë shumicë në Kuvendin Komunal të Preshevës. Rrjedhimisht UDSH pritet të behet pjesë e pushtetit lokal në vend.