Arrestohen dy preshevarë për dyshimin se kanë kryer veprën penale ndaj rrezikimit të sigurisë
Policia në Vranjë arrestoi B.S. (1990) dhe Z.I.(1996) nga rrethina e Preshevës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të rrezikimit të sigurisë.
Ata dyshohen se së bashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim nga policia, natën e 25 qershorit të këtij viti, në disa lokacione të qytetit kanë ngjitur postera me fotografinë e Veran Matiqit dhe përmbajtje fyese”, thuhet në njoftim. lexon.
Të dyshuarve me urdhër të zëvendësprokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, e më pas me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.