Të fundit

Arifi: Lugina të jetë çështje e Komunitetit Ndërkombëtar

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në shoqëri të zëvendësit të tij, Almir Shaqiri dhe kryetarit të Kuvendit Komunal, Sami Salihu, kanë takuar në Beograd Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret.

Për rrjedhën e bisedës, kryetari Arifi ka shkruar në Facebook:

Me Shefin e Delegacionit dhe njëherit Ambasadorin e Bashkimit Europian, z.Emanuele Giaufret.

Në kuadër të zbatimit të politikave për bashkëpunime ndërinstitucinale dhe rajonale, qëndruam sot në Beograd, me diplomatin e Bashkimit Europian, z.Emanuele Giaufret, me qëllim, integrimin e çështjes së Luginës së Preshevës si pjesë e Komunitetit Ndërkombëtar.

Me synimin për të intensifikuar bashkëpunimin, për përmirësimin e pozitës aktuale të shqiptarëve dhe problemeve të rëndësishme të Luginës së Preshevës, e njoftuam Ambasadorin rreth situatës aktuale politike dhe bëmë të qartë, se prezenca e Bashkimit Europian është e domosdoshme, në drejtim të integrimit të Luginës së Preshevës në Dialogun me Serbinë, në Bruksel.

Mirënjohës që u dakorduam për t’u takuar sërish, me angazhimin për të çuar përpara proceset e rëndësishme për vendin.??