Të fundit

ARBEN MEHMETI GAZETARI PRESHEVAR, NJËRI NDËR MË TË MIRËT NË DIASPORË!

Gazetaria jo çdoherë, ka qenë misioni më i vështirë në trevën e Luginës së Preshevës, ku shkaqet tashmë i dimë të gjithë. Nëse i referohemi një retrospektive, në Luginë ka pasur gazetarë të mirëfilltë, që gazetarinë e kanë parë si profesion, e jo si mision.

Njëri ndër ta është edhe Arben Mehmeti i cili tashmë jeton në shtetin e Zvicrrës, ku me profesionin e tij, gazetar i dorës së parë ka arritur ta ngrejë në piadestal, kulturën dhe traditën preshevare.

Ai kulturën mediale tashmë ka thyer shumë tabu, duke u renditur në ranglistën e gazetarëve më të mirë, dhe njëherit kryetar i gazetarëve në shtetin e Zvicrrës. Përpjekjet e tij, për t’mos e ndalur vrullin gazetaresk, ai shpallet gjashtë herë gazatari më i mirë aty.

Arbeni me punën e tij profesionale, ka arritur të rrëmbej një sërë çmimesh ku të gjithë neve na ka bërë krenar tash e sa kohë. Ja vlen t’i përmendim disa prej tyre: ” Shoqata e mjekëve shqiptar”, ” Federata e mjekëve shqiptar në Europë”, ” Kf Lugina”, dhe ” Kf Guangzhou” nga Kina.

Këto çmime të tij, neve na shërbejnë si lajtmotiv se rruga e gazetarisë sado që të jetë e vështirë, misionin e saj e ka zbulimin e të vërtetës, dhe vetëm të vërtetës.

Ai punon, për Televizionin SYRI, në Zvicërr dhe është drejtues i emisionit shou televiziv BARDH E ZI. Ai ka mbaruar studimet posdiplomike dhe master për gazetari në Prishtinë dhe Tiranë. Ka punuar gazetar në RTK, Alsat-M, për mediat në Luginë dhe më gjerë