Kryeministri Kurti nis vizitën në SHBA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur zyra e kryeministrisë të premten.
Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.
Sipas njoftimit, Kurti gjatë ditës së premte do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Kurti pati agjendë të ngjeshur tre ditët e fundit. Qëndroi në Berlin të mërkurën me ftesë së kancelarit gjerman Olaf Scholz. U takua edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock. Ndërsa pati një darkë joformale edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Shefi i Qeverisë u takua të enjten edhe me ministren e Mbrojtjes të Gjermanisë, Christine Lambrecht, në Prishtinë.