Të fundit

Kryetari i komunës së Likovës sot u prit në takim nga Arifi

Shqiprim Arifi njoftoi se sot ka pritur në takim kryetarin e komunës së Likovës në komunën e Preshevës, përcjell Ministria e Lajmeve.

Arifi ka vlerësuar takimin e sotshëm të cilin e cilësoi produktiv dhe të rëndësishëm

Njoftimi plotë :

Mirëpritëm sot kryetarin e Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Risollëm në tryezë mundësitë e bashkëpunimit afatgjatë, për projektet e rëndësishme mes dy komunave, nga ku e kishim lënë.

Shkëmbyem ide e mendime në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, veçanërisht mbi vendimin për hapjen e tenderit për pikëkalimin kufitar Miratoc Llojan. Projekt ky, që do të jetë në dobi të dy komunave tona, njëkohësisht pas një angazhimi të madh edhe kjo nismë është rrugës së duhur me rezultate të mira padyshim.

Ndërkohë, biseda u përqëndrua edhe në IPA Projektin e përbashkët, të cilin e kemi filluar me Komunën e Likovës; si i pari projekt i nisur pas 20 vjetëve, të cilin pushteti i kaluar e ka stagnuar për të mos u zhvilluar më tutje.

Bashkëpunimet mes nesh do të vazhdojnë mirënjohje për punën e mirë në të gjitha drejtimet!