Shkodran Osmanaj, pjesë e Berlin Opera Academy 2019
Alberina Haxhijaj
Kontrabasisti nga Kosova Shkodran Osmanaj, pas audicionit të suksesshëm do të jetë pjesë e orkestrës kamertale të Operës së Berlinit për 2 produksionet : “Die Zauberflöte” dhe “Le nozze di Figaro” apo siç njihen shqip “Flauti magjik” dhe “Dasma e Figaros”.
Këto dy produksione do të zhvillohen gjatë muajve qershor dhe korrik në Berlin. Gjatë këtyre ditëve, Osmanaj do të ketë mundësi të bashkëpunoj me dirigjent operistik, të bëjë përgatitje për audicione me instrumentist nga orkestrat e mirënjohura të Berlinit, masterklasa për muzikë kamertale etj.
Shkodran Osmanaj është kontrabasist nga Prishtina i cili hapat e parë orkestral i mori në Filharmoninë e Kosovës , të cilën thotë se e falënderon shumë, e në veçanti drejtorin e saj Baki Jasharin për mundësinë e dhënë.
Pas mbarimit të sudimeve Bachelor me profesorin Fraim Gashi, ai është duke i vazhduar studimet master në Bernë të Zvicrës, me profesorin e mirënjohur Ruslan Lutsyk. Së shpejti Shkodrani do të debutoj edhe me “Camerata Bern”, një nga orkestrat më të njohura kamertale ku në të bëjnë pjesë muzikantë me famë botërore si Patricia Kopatchinskaja , Anntje Weithaas etj.
Osmanaj ishte po ashtu fitues i Grant Basses Award, në Pragë të Çekisë,
çmim ky i cili iu dha nga juria e Bass Europe.