Shqiprim Arifi: “Egoja e Shaip Kamberit na la pa asnjë deputet, ai tradhtoi Marrëveshjen e Tiranës”
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, është shprehur se mosuniteti i politikës në këtë anë ka bërë që shqiptarët të mbesin pa asnjë deputet në Kuvendin e Serbisë.
Për krejt këtë dështim ai po e akuzon Shaip Kamberin, deputetin e deritanishëm në Beograd.
“Për shkak të Kamberit nuk kemi sivjet asnjë mandat, sepse ai është ndarë në listë më vete dhe ka sjell dështimin. Nga 26 mijë votues sa ishin në vitin 2020 pas Marrëveshjes së Tiranës, në zgjedhjet e fundit kanë votuar 12 mijë shqiptarë. Pra qytetarët janë dëshpëruar”.