Shaip Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginë
Bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet parlamentare, Shaip Kamberi, ka kërkuar sot përsëritjen e zgjedhjeve në Luginë për shkak të, siç është shprehur ai, delegjitimimit të procesit zgjedhor.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi është shprehur se për këtë delegjitimim ka ndikuar edhe shlyerja e adresave të një pjesëve të votuesve shqiptarë.
Kamberi, gjithashtu ka theksuar se rezultatet momentale nuk janë garancë e fitimit të një mandati parlamentar por megjithatë, ai ka falenderuar aktivistët e PVD-së dhe partnerët e koalicionit, PD dhe LPD për mbështetjen e ofruar.
Postimi i Kamberit:
Qytetarë të nderuar,
“Koalicioni I shqiptarëve të Luginës” I përbërë nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik mori 9644 përkundër vështirësive të shumta me të cilat u përball në këtë process zgjedhor.
Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë.
Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bën procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira.
Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar te të Luginës së Preshevës.
Me këtë rast, dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve.
Përulje për të gjithë aktivistët në radhë të parë të Partisë për Veprim Demokratik dhe të partnerëve tanë politik – Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, që nuk kursyen asgjë prej tyre, gjatë kësaj fushate që më mbështeten pa rezervë.
Megjithë votat e marra ato akoma nuk janë garancë për të fituar një mandat.