Lajme

Fillon festa në veri të Kosovës, serbët festojnë edhe me “kallashnikov”

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi ka nisur festa në veri të Kosovës pas adresimit të Vuçiqit, nuk ‘kursehen’ as gjuajtjet me kallashnikov


Menjëherë pas adresimit të presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Beograd, në Veriun e Kosovës ka nisur festa.

Në pamjet, që ka publikuar Kossev, para pak minutash, disa qytetarë janë mbledhur rreth sheshit kryesor në Veri.

Vuciq në adresimin e tij, derisa po numëroheshin votat, tha se ka marrë më shumë se 90% të votave në Kosovë dhe Republika Srspka

Presidenti serb, sipas rezultateve preliminare, po prin në garën e tij për t’u rizgjedhur në krye të shtetit. Raportohet se ka marrë shumicën edhe në zgjedhjet parlamentare. Por, sipas koalicionit opozitar, partia e Vuçiqit po e humb qeverisjen në Beograd, pasi koalicioni i tyre thonë se e ka shumicën.

Videon mund ta shikoni këtu