Kim Mehmetit: Taksa 100% vendim për interes personal i kryeministrit Haradinaj
Ndonëse e pranon se taksa 100 për qind i pëlqen, Kim Mehmeti thotë se ky është vendim vetëm për interesa personale dhe aty përfundon,transmeton Ministria Lajmeve
“Kur është interesi i tyre personal ata nuk njohin as SHBA, as Evropë. Kur ishte Gjykata Speciale, ata gjithë ja krisën me doemos ta bënin, si e panë që mund të rrezikoheshin edhe ata, gjithë e bota u çu mosni, ata donin ta shfuqizojnë”, ka thënë Mehmeti.
“Në vend kur burrështetasi interesin e vë mbi të shtetit nuk mund te jetë burrështetas”, ka thënë Mehmeti.
Ai ka thënë se politikanëve shqiptarë u konvenon të jenë të përçarë ngase kësisoj secili mund të jetë i pari në vendin e vetë.