Bota

“Putini është kriminel lufte, ai duhet të shkojë në Hagë!”,Carla del Ponte kërkon arrestimin e presidentit rus

Ish-prokurorja e Hagës për krimet e luftës, Carla del Ponte, i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale të lëshojë një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, raporton AFP.

Putin është një kriminel lufte – tha Del Ponte, 75 vjeç, e cila hetoi krimet e luftës në Ruandë dhe ish-Jugosllavi, në një intervistë për “Le Temps”.

Del Ponte, e cila gjithashtu shërbeu për vite në komisionin e OKB-së që hetonte abuzimet ligjore në luftën siriane, theksoi se lëshimi i një urdhër arresti do të sinjalizonte se “puna hetimore është kryer”, raporton “Guardian”.

Është instrumenti i vetëm që ekziston që mundëson arrestimin e autorit të krimit të luftës dhe sjelljen në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve.

Del Ponte pranoi se urdhri i arrestit nuk do të thotë domosdoshmërisht se Putini do të arrestohet.Nëse ai qëndron në Rusi, nuk do të ishte kurrë kështu. Por do ta kishte të pamundur të largohej nga vendi i tij dhe kjo do të ishte një sinjal i fortë se ka shumë shtete kundër tij – tha ish-prokurori në Hagë.