Bota

Nga 1 prilli, Zvicra heq detyrimin e maskës në ambiente publike

Detyrimi për maskë në transportin publik dhe në objektet shëndetësore nuk do të zbatohet më, duke filluar nga e premtja ose nga data 1 prill. Përveç kësaj, njerëzit e infektuar nuk duhet të shkojnë më në izolim, shkruan albinfo.ch. Situata është kthyer në normalitet dhe përgjegjësia kryesore për masat për mbrojtjen e popullatës tani u takon kantoneve.

Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë, Alain Berset, duke ju drejtuar mediave, në konferencën që po vazhdon, në Bernë…

Me këtë, ai ka kumtuar vendimin që ka marrë sot Qeveria Federale, mbështetur në qëndrimin e publluar më 16 shkurt, për heqjen e të gjitha masave të mbrojtjes dhe kthimin në normalitet.

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset duke hapur konferencën për media, ka thënë: “Pas dy vitesh në gjendje krize, tani është me të vërtetë koha për të bërë ndryshimin. Ne bëmë gjithçka që ishte e nevojshme për të hequr masat e fundit të koronës dhe për t’u kthyer në gjendjen normale”.