Lajme

MPB-ja serbe: Për ditën e zgjedhjeve po përgatiten ndërhyrje në vendvotime

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin tha se MPB dhe BIA kanë informacione se në Serbi po përgatitet kaos ditën e zgjedhjeve të dielën, më 3 prill, raporton Ministria e Lajameve

Ministria e Brendshme dhe BIA kanë informacione se janë duke u përgatitur disa grupe për ditën e zgjedhjeve, të motivuara dhe të organizuara nga parti të caktuara politike në vend dhe nga një faktor i huaj, të cilët do të tentojnë të bëjnë kompromis dhe madje të pengojnë zgjedhjet. Ministria e Brendshme dhe BIA nuk do të lejojnë që dita e zgjedhjeve të kalojë kështu”, tha ai.

Vulin tha se ka lista të kriminelëve që duhet të hyjnë në Serbi dhe të parandalojnë votimin normal.