Zbulohet kush e vrau Oliver Ivanoviqin
Mediat serbe raportojnë se Oliver Ivanoviqi është vrarë me urdhër të Zvonko Veselinoviqit i mbështetur nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, të dy këta në listën e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit.
Boban Bogdanoviq mik i kriminelit të vrarë Aleksandar Gligorijeviq Puki, anëtar i klanit të Veljko Belivuk, i ka thënë organizatës KRIK (Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsioni) në Serbi se Oliver Ivanoviqi politikani nga Mitrovica e Veriut është vrarë nga Ljubomir Lainoviq nga Novi Sadi dhe vrasja është urdhëruar nga biznesmeni Zvonko Veselinoviq, shkruan N1, përcjell Express….
Ukraina ndryshoi gjithçka, sido që të mbarojë lufta, Rusia ka treguar se n…
Bogdanoviq i ka thënë KRIK-ut se shoku i tij, Aleksandar Gligorijeviq i ka treguar atij të vërtetën për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Sipas Bogdanoviqit, më 7 mars 2020 në një ndeshje sportive, Gligorijeviq i ka treguar se kush kanë qenë organizatorët dhe kush është vrasësi i Ivanoviqit.
Sipas tij, Oliver Ivanoviq është vrarë nga Ljubomir Lainoviq, i biri i njërit nga njerëzit më të rrezikshëm në Novi Sad, Branislav Lainoviq Dugi.
“Ai e ka kryer atë vrasje. Njeriu që e ka organizuar arritjen e tij në Kosovë që e ka përgatitur logjistikën e vrasjes së Ivanoviqit është Milan Radoiciç. Njeriu që e ka organizuar vrasjen është Zvonko Veselinoviq. Kjo është çfarë më ka thënë Aleksandar Gligorijeviq”, ka thënë Bogdanoviq për KRIK.
Sipas tij, për ta kryer vrasjen e Ivanoviqit janë dhënë 50 mijë euro nga Veljko Belivuk për Branislav Lainoviq.
Aleksandar Gligorijevic Puki u vra në vitin 2020 nga duart e ish-bashkëpunëtorëve të tij – ai u vra nga Belivuk dhe anëtarët e klanit në një shtëpi në Ritopek, dhe trupi i tij ishte therur dhe fjala “tradhti” i ishte gdhendur në shpinë sepse e morën vesh që ai u kthye kundër tyre, kujton KRIK.
Bogdanoviç foli gjithashtu për KRIK për lidhjet e Gligorijevic me Partinë Progresive Serbe të Aleksander Vuçiqit dhe detaje të tjera nga krimi dhe sporti.