E konfirmuar: Raundi i ri i negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë mbahet të hënën në Turqi
Është konfirmuar se raundi i ri i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë do të mbahet drejtpërdrejt nga 28 deri më 30 mars në Turqi, ka thënë negociatori ukrainas, David Arakhamia përmes një postimi në Facebook, raporton CNN.
Ai nuk specifikoi se ku në Turqi do të takohen dy delegacionet nga e hëna.
Siç është bërë e ditur deri tash, negociatat e mëparshme kanë dhënë pak rezultat.