Bota

BE-ja nënshkruan marrëveshje për furnizim të gazit me SHBA-në

Bashkimi Europian ka nënshkruar një marrëveshje e cila thotë se SHBA-ja do ta furnizojë atë me më shumë gaz natyror të lëngshëm për të zëvendësuar importet e Rusisë.

SHBA-ja është vendosur të sigurojë të paktën 15 miliardë metra kub LNG deri në fund të vitit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters të premten.

Vendet evropiane po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga karburantet ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftuan të premten një grup pune të përbashkët në një përpjekje për të larguar Evropën nga varësia e saj nga nafta dhe gazi rus.

Paneli, i kryesuar nga përfaqësues nga Shtëpia e Bardhë dhe Komisioni Evropian, do të synojë të gjejë furnizime alternative të gazit natyror të lëngshëm dhe të reduktojë kërkesën e përgjithshme për gaz natyror.