Bota

Berlusconi bën dasmë me të dashurën e tij 50 vite me të re!

Ish kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, është martuar me partneren e tij Marta Fascina, e cila është deputete në partinë e tij, Forza Italia.

Kjo martesë e 85-vjeçarit me 32-vjeçaren është vetëm simbolike dhe e pavlefshme ligjërisht, raporton DW.

Në këtë dasmë të organizuar të shtunën, ishin të pranishëm të gjithë miqtë dhe familjarët, përveç njërit prej fëmijëve të Berlusconit për shkak se i njëjti ishte me COVID-19.

Problemet e trashëgimisë që do të vinin nga një martesë legale, bënë që çifti të vendoste të bënte një festë por pa bashkim civil. Festa filloi në orën 13:00 në Villa Gernetto, një nga pallatet e Berlusconit në qytetin Gerno, në provincën e Mónza (në veri), ku biznesmeni dëshiron të jetë selia e universitetit të tij kushtuar studimeve politike.

Në festë morën pjesë 50 deri në 70 persona.

Berlusconi dhe Fascina e nisën lidhjen e tyre në vitin 2020, kur mediat publikuan foto të të dyve në Zvicër.