Të fundit

Arrihet marrëveshja mes PVD-së, PD-së e LPD-së për zgjedhjet parlamentare në Serbi

Partia për Veprim Demokratik (PVD), Partia Demokratike ( PD) dhe Lëviizja e Progresit Demokratik arrijnë marrëveshje për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare në Serbi, përcjell Ministria e Lajmeve.

Njoftimi i plotë :

KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS

Arrihet Marrëveshje për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është emërtimi i Listës së përbashkët parlamentare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të këtij viti.

Marrëveshja e nënshkruar sot është rezultat i bisedimeve mes subjekteve politike shqiptare si përgjigje për përfaqësim dinjitoz dhe profesional në nivelin parlamentar dhe si vazhdimësi e betejës politike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Partia për Veprim Demokratik
Shërbimi për informim