Arrestohen 3 punonjës të Administratës Komunale të Bujanocit, të dyshuar për korrupsion
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm organet e rendit kanë arrestuar tre persona, 2 shqiptarë dhe një serb.
Sipas burimeve të LajmiAL, të arrestuarit janë, ish-kryeshefi i Urbanizmit në mandatin e kaluar, një inspektor i nacionalitetit shqiptarë punonjës në administratën lokale, si dhe një person tjetër i nacionalitetit serb, poashtu punonjës i administratës lokale.
Arsyet e arrestimit akoma nuk janë publikuar zyrtarisht nga organet e rendit, ndërsa jozyrtarisht mësohet se të dyshuarit janë arestuar për veprën penale korrupsion./LajmiAL/