Ragmi Mustafi – Shqiprim Arifit : “Du bist Arschloch”
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafi ka ofenduar kryetarin e APN-së Shqiprim Arifin në gjuhën gjermane “ Du bist Arschloch, duke u nisur nga fakti që z.Arifi në të kaluarën e tij ka jetuar në Gjermani. Reagimi i z.Mustafi kundrejt kreut të APN-së ka ardhur pas shkrimit të Arifit i cili akuzoi PVD-në si parti e korrupsionit.
Postimi i plotë i kreut të KNSH-së :
KAVJA PROGRESISTE
Fundërrina e shthurur donkishotjane ka hapur zjarrin dëshpërues të kryqëzimit me fletërrufetë publike ndaj armikut të imagjinuar politikë që duhet asgjësuar.
Ky sejmen i Progresistëve që kundërmon plehra shpifës degradues e denigrues paska thënë >>Partia për ”Veprim Demokratik” është sinonim i zhvatjes, korrupsionit dhe abuzimit të buxhetit… <<
Madje, kjo kavje që përdor bisturitë nga instrumentet shtetëror ka konstatuar se strukturat e këtij subjekti politik kanë arritur në “çmenduri kolektive.”
Zbatuesi i direktivave të filiales së Progresistëve tash e një kohë hedh përpjetë fundllumin njerëzor në mallkimin ndaj të shkuarës së Luginës e njerëzve të saj. Tashmë po përpëlit padurueshmërin ndaj oponencës e batërdinë me gënjeshtra dhe kërcënime që nuk është as në ndershmërinë moralizuese të jashtëqitjes infantile.
Po aq kot je, sa shumë shpejtë zhveshe veten nga petku fetar e gjerman duke jashtënxjerrë të zitë e fëlliqur në publik me të edhe fytyrën e vërtetë.
Çfarëdo që të bëjmë e në kundërshtim me mendësinë e kalbur verbuese, do të sulmohemi nga egërsia e injorancës miope poshtëruese të instrumentalizuar. Por, liria për të njohur të drejtën tënde për budallallepsje nuk na bën as të dorëzohemi, as të nënshtrohemi e as të frikësohemi nga ty, e as nga telekomanduesit e Tërgovishtës.
Andaj, do ta them në gjuhën që e kupton:
DU BIST ARSCHLOCH BE MARE AGËS!