Të fundit

Këngëtari preshevarë Nefail Ibrahimi prezanton bukur Luginën në Festivalin “Fest Flaka” në Gjilan

Këngëtari i mirënjohur preshevar, Nefail Ibrahimi-Nefa, mori pjesë në Festivalin e këngës popullore,“Fest Flaka” në Gjilan. Ai në mesin e këngëtarëve të njohur nga vende të ndryshme shqiptare, para të pranishmëve u paraqit me këngën “Ja na erdhi sot pranvera”, të cilën e interpretoi shkëlqyeshëm, para shumë dashamirëve të këngës së mirëfilltë shqiptare.

Në pjesën artistike janë paraqitur edhe këta këngëtarë: „Për mu paska qenë kismet“ – Genta e Greta Azizi, „Seç po frynë një fllad pranvere“ – Merita Sahiti, „Po më rreh zemra si valë deti“ – Herolinda Bucaliu, „Ç’na qudite me bukuri“ – Rina Kurteshi, „Të kam dasht dhe të dua“ – Leotrimi, Hatixhe Nushi – „Kosovarja e Bukur“, Majlinda Bajrami – „Vallë si qenka bërë dynjaja“, Visar Peja – „ Të deshta me hakikat“, Ylberina Abdyli me potpuri nga jugu, „Karajfili i kuq si gjaku“ – Egzona Salaj, „Këngë për Çerçiz Topullin“ – Enkelejda Arifi, „Ndale djallin moj Evropë“, „Pa bashkim nuk ka fuqi“ – Kastriot Tusha, Hekuran Bllaca dhe Burim Demiri.

Për ta ndjekur këtë Festival, ishte edhe kryetarja e komunës së Preshevës, zonja Ardita Sinani.

/Nacionali/