Salihu: Nëse nuk do bëjmë list të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, atëherë kjo gjë tregon se kalkulimet do bëhen për interesa partiake
Kryetari i Kuvendin Komunal në Preshevë nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në facebook deklaroi se partië shqiptare në Luginë të Preshevës duhen të jenë të unifikura në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në muajin prill në Serbi, trasnsmeton Ministria e Lajmeve.
Kryesuesi i Kuvendit konsideron se e vetmja formë për ti çuar kërkesat e shqiptarevë në Qeverinë e Serbisë është lista e përbashkët e partive politike shqiptare e në të kundërtën janë të kalkuluara për interesa patiake.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje :
Jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe marrë shkas nga përpjekjet që po bëhen për të hyrë në këto zgjedhje me një listë të përbashkët të shqiptarëve të Lugines. Që shqiptarët të kenë zërin e tyre në parlament, e rëndësishme është të jenë bashkë të unifikuar në pretendimet e tyre. E nëse një listë gjithpërfshirëse është zgjidhja, ftesa për të gjitha forcat politike shqiptare duhet të jetë publike dhe po i tillë duhet të jetë edhe qëndrimi individual i cdo force ndaj kësaj ftese. Vetëm në këto kushte mendoj dhe besoj se diskutimi për krijimin e listës është real, gjithpërfshirës e i suksesshëm. Në të kundërtën mendoj se diskutimet jo publike dhe selektive, janë të kalkuluara nga interesa partiake. Partitë duhet të ftohen përmes një procesi transparent e publik në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe gabimet. Përndryshe, do ti lihej shteg vetem dobësimit të perkeqësimit të faktorit shqiptar në parlament.