Lajme

Qeveria e Kosovës rrit pensionet në 100 euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e parë për këtë vit, ka votuar me të gjitha votat pro propozimin për rritjen e skemave pensionale.

Kryeministri Kurti, në fjalën e tij, deklaroi se nuk do të ketë asnjë pension nën 100 euro.

Shqyrtimi i propozimit të rritjes së skemave pensionale. Siç kemi premtuar, nuk do të ketë asnjë pension nën 100 euro. Andaj Ministria e Financave ka ofruar propozimin për rritjen e skemës pensionale nën 100 euro”, deklaroi ai.

Ndërsa Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se rritja do të jetë për kategoritë, pensioni bazik, i aftësive të kufizuara, familjar dhe ai invalidor.

Ai tutje tha se ky vendim për rritje të skemave pensionale të këtyre kategorive në 100 euro është e përhershme.

“Ne me të marrë mandatin në kuadër të pako së ringjalljes ekonomike kemi marrë vendim për shtesa që asnjë pension të mos ishte nën 100 euro. Këtu janë 4 kategori, pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësive kufizuara që ka vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro. Siç e kemi premtuar kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe këto kategori pensionesh asnjëra nuk do të jetë nën 100 euro andaj ju ftoj ta votojmë”, ka thënë Murati.