OJQ “Drejtoria për Inkluzion” ka filluar gjatë ditës së sotme shpërndarjen e dhuratave
Festat e të gjithve
Festat janë gëzim dhe hare. Përmkëtë arsyeje kemi planifikuar disa javë më herët realizimine këtij projekti. Kështu që, me rastin e ndrrimit të motive, shoqata Drejtoria për Inkluzionin e personave me aftësi të kufizuara e njohur ndryshe me shkurtesën si OJQ “Drejtoria për Inkluzion” ka filluar gjatë ditës së sotme shpërndarjen e dhuratave me gjëra ushqimore për antarët e saj.
Me mbështetje financiare nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kemi arritur që të sigurojm 60 dhurata për antarët tanë me vlerë prej 1200 dinarë secila deklaroi kordinatorja projektit Hatixhe Bilalli. Dhuratat do t’i shpërndajam të merkuren dhe te enjten (29-30 dhjeotr nga ora 11 deri 15) në zyren e shoqatës në rrugen Qemal Shehu Preshevë.
Ndërsa Fatos Mustafa përfaqesues i Trupit Kordinues në Preshevë theksoi se instituconi i tyre në listen e prioriteteve kanë mbështetjen e kategorive të personave me aftësi të kufizura permes ndihmes financaire, kofinancimit dhe mbeshtejtes se nismave qe kontribuojn në mireqenien e tyre.
Për arsyeje të pandemisë këtë vit, do të bëjm shperndarjen për gjate dy ditëve dhe rasteve të rënda do ti komunikojm me kujdestaret/prinderit e tyre ose do tu’a dërgojm në shtëpi ku jetojn.
Faleminderojm të gjithë aktivistët dhe vullnetarët e sidomos përfaqesuesit e Trupit Kordinues për gadishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar.