Lajme

Mustafa: Diskursi i Hashim Thaçit më shumë trajton territore e pasuri, sesa njerëzit e Luginës së Preshevës

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për mbështetje financiare nga Kosova dhe Shqipëria.

Mustafa, në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka thënë se përderisa Hungaria ndihmon komunitetin e vet në Serbi me miliona euro, e Kroacia me disa qindra mijëra euro, shqiptarët e Luginës janë ndihmuar nga Kosova dhe Shqipëria me ndihma simbolike.Ai ka thënë se është i nevojshëm të krijohet një fond prej 1 milion eurosh për t’u ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve ka thënë se pas luftës së UÇPMB-së ishte arritur një marrëveshje, por edhe sot e kësaj dite dy nga objektivat e marrëveshjes nuk janë plotësuar.

“Nuk është përshpejtuar zhvillimi ekonomik i rajonit dhe nuk është respektuar parimi i përfaqësimit të reciprocitetit”,tha ai përcjell Ministria e Lajmeve.